Shoqet e 21-vjeçares që u mbyll në apartament të enjten më 9 janar në Astir, kanë dëshmuar sërish në polici, duke nxjerrë zbuluar pesë të rinjtë, Joni Sadikaj, Skerdi Sina, Ogert Alia, Arnold Jaho dhe Anduel Alia, për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Ato kanë pohuar se kishin shkuar në apartament me dëshirë, pasi shoqja e tyre i kishte thirrur për të kaluar kohë me 5 djemtë dhe për të pirë kokainë.
Për këtë arsye, ndaj 5 të rinjve, të shpallur në kërkim nga policia, është shtuar akuza për prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe për armëmbajtje pa leje dhe mbyllje të 21-vjeçares brenda në banesë.